Dëmtohet vetura e RTV Dukagjinit në Zveçan
Veturës së ekipit raportues të RTV Dukagjinit i janë thyer xhamat gjatë raportimit në komunën e Zveçanit.
Të njëjtës, siç njofton ekipi, i janë dëmtuar edhe gomat. Pas pak, RTV Dukagjini do të sjell pamje të veturës së dëmtuar.
Ky nuk është rasti i parë i vandalizmit të veturave gjatë ditëve të fundit të raportimit në veri.
Të hënën, një tjetër veture të RTV Dukagjinit i ishin shqyer gomat gjersa e njëjta edhe kishe pasur shkrime me bojë të natyrës nacionaliste.
Nga e premtja, serbët lokalë protestuan kundër hyrjes së kryetarëve të rinj në objektet e komunave në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Rreth 25 ushtarë kanë pësuar lëndime nga situatat e shkaktuara në veri. Ndërkaq, vetura të ekipeve të gazetarëve nga të gjitha mediat në Kosovë dhe disa nga Shqipëria janë vandalizuar.
Rruga Press