KryesoreLajme

Demokratët Evropianë: Protestat në Tiranë tregojnë se shqiptarët nuk shohin më alternativë as te opozita

Partitë Demokratike Europiane (PDE/EDP) kanë reaguar për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë si një mesazh që nuk mund të injorohet nga asnjë forcë politike.

Në një postim në rrjetet sociale, PDE thekson se dita e 24-t e protestës nuk ishte vetëm kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, por edhe ndaj një opozite që, sipas tyre, shumë qytetarë nuk e shohin më si alternativë.

Lexo më shumë  Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Spanjë - 15 të arrestuar, sekuestrohen 2.7 tonë drogë

“Protesta dërgoi një mesazh që asnjë parti nuk mund ta injorojë. Thirrjet ishin kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, por edhe kundër një opozite që shumë qytetarë nuk e shohin më si alternativë,” thuhet në deklaratë.

Sipas PDE-së, protesta shpreh refuzimin e një modeli politik që ka dështuar të sjellë prosperitet, transparencë dhe besim. “Shqipëria meriton një ripërtëritje demokratike, jo një pazar tjetër të mbyllur mes elitave të konsumuara. Rrugët po kërkojnë të ecet përpara,” përfundon reagimi i Partive Demokratike Europiane.

Lexo më shumë  Albin Kurti udhëton për në SHBA për Asamblenë e OKB-së
YouTube player