Opinion/Aktualitet

Dëmi nga analistët funksional Ad Hock e konvencional

Shkruan Shukrije Gashi

A thua ndonjëherë shqiptarët do të mësojne se çka është politika-bërja nacionale dhe demonstrimi i saj racional, joemocional në praktikë?! Me gjasë jo, asnjëherë nuk mësuan asgjë nga përvojat e hidhura historike, ngase gjithmonë bënë e bëjnë veprime adhock dhe vetëm për interesa individuale përmes “kauzave” grupore te biznesit politik.

Kaq të padijshëm dhe shkurtpamës na shpërfaqen të jenë disa protaganistë të kësaj mendësie provinciale perçarëse Analistësh Funksional, madje entuziastë e të “lumturuar” për të kryer shërbime falas, pa e ditur sa rëndë dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe popullit të saj, madje edhe në emër të “mendimit ndryshe” e pragmatizmit politik – mentalitetit të robit, duke sulmuar qeverinë e vendit të vet për :anti-perendimore” dhe “anti-amerikanizëm” për hir te kujt”?!

Edhe SHBA dhe krejt miqtë perendimor të Kosovës e dijnë se sa shqiptarët janë pro-perëndimor dhe në veçanti pro amerikan. Nuk e di nëse të tillët i kuptojnë veprimet e veta jo të pergjegjshme në raport me Kosovën dhe imazhin e saj?!

A thua e dinë këta Analistë Funksional se sa dëm i bëjnë Kosovës dhe jo pozitës siç pretendojnë, sepse atë e vendose vota dhe sa shumë shërbim i bëjnë Serbisë e Vuçiqit, pozicionimit të tij në raport me perëndimin dhe zhvillimet politike aktuale jo të favorshme për Kosovën.

Lexo më shumë  BDI në mediat e Batoni, Beratit, Artanit. “I ka mbetur edhe pushteti i katërt, PRopaganda”

Pozita duhet kritikuar ndryshe dhe jo, nuk ka vend as për kritikë ndaj saj. A thua e kuptojnë të tillët çmimin e dëmit që po i bëjnë Kosovës për hir të fushatës paraelektorale me qasje amatore dhe destruktive?

Kujt i shërbejnë të tillët në kohën kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për unitet kombëtar karshi Serbisë, e cila ka marrë shumë vëmendje dhe përkrahje nga Perëndimi, jo pse e meriton si sjellje dhe aspak si demokraci e kontribut ndaj paqes dhe sigurisë në Europë, por si përpjekje e Perëndimit e imponuar për të bindur Serbinë që t’i braktisë Rusinë dhe miqtë e saj.

Ndërkaq, analistët funksionalë në Kosovë e gjetiu, krijues të narratives “anti-amerikanizëm” për pozitën, pa fije turpi vazhdojnë lobimin për Serbinë me apo pa vetëdije, ndonëse çdo shqiptar e di që kjo është një shpifje e stisur, të cilën duhet ta ndalojmë, jo për asgjë tjetër, por për hir të të rënëve për Liri, luftës së UÇK-së, dhe sidomos investimit të madh të miqve ndërkombëtarë të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Lexo më shumë  Kur Rama ankohet se fajin e ka Tik Toku

Pra, nuk ekziston askund në botë, asnjë shqiptar anti-amerikan. Kosova ka sanksione për hir të Serbisë dhe lobistëve të saj, shërbimeve falas të analistëve funksionalë në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare, që gjatë gjithë historisë u kanë bërë dëme të mëdha kauzave kombëtare.

Sidoqoftë, prapë jemi me fat që SHBA-të dhe shtetet tjera mike perëndimore e dinë sa pro-perëndimorë dhe pro-demokratë janë shqiptarët kudo, veç lobuesve trutharë!

Pak me e dashtë Kosovën, ashtu siç bëjnë zhurmë disa nga individët sponsorizues të analistëve funksionalë, madje mund edhe ta blejnë Veriun me investime dhe ta nxjerrin atë në dritë përfundimisht.

Si duket, shqiptarët, me mendësinë e skllavit dhe të papërjetuar me lakminë e shkëlqimit të rremë në Kosovë e gjetiu, natyrisht, jo të gjithë, në radhë të parë kanë pasur dhe kanë nevojë për dialog brenda kombëtar dhe ndëretnik për ta qetësuar sedrën e lënduar të pasluftës, në periudhën post-traumatike aspak politike!

YouTube player