KryesoreLajme

Braktis veturën në Bubë të Zubin Potokut dhe ik, në të kishte birra të kontrabanduara

Policia e Kosovës njofton se Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bubë të Zubin Potokut, të enjten në ora 08:15.

“Njësiti i KFOR-it ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Vetura kishte të ngarkuar mall (birra) që dyshohet se janë të kontrabanduara”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Kurti takoi Trumpin në New York: ShBA-ja mik special i Kosovës

Vetura e dyshuar së bashku me mallin është dërguar në terminalin doganor.

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti: Kemi mbështetur punësimin e mbi 12 mijë grave