KryesoreLajme

Del audio-përgjimi/ Si krenohen për vjedhjet inspektorët e Bashkisë së Tiranës

YouTube player

Javën e kaluar emisioni investigativ “Piranjat” tregoi se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.

Këtë të premte është publikuar edhe pjesa e dytë të audiopërgjimeve ku zbardhen mekanizmat e brendshëm të kësaj skeme korruptive. Në audo-regjistrimet e publikuara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë.

Në bisedë, përmenden edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar. Një tjetër detaj tronditës është fakti se drejtuesit e kësaj strukture mbanin dy sisteme të dhënash: Një zyrtar, i dorëzuar në shtet, dhe një tjetër sekret, për llogari të grupit.

Lexo më shumë  Përfundon me sukses trajnimi i FSK-së për pajisjet që pastrojnë ujin e kontaminuar

Përmes kësaj metodologjie kontrolli, performanca e çdo inspektori matej në bazë të shumës së mbledhur, e cila sipas burimeve tona arrinte në 300 milionë lekë. Kur kuota nuk përmbushej, ndërmerreshin ekspedita “ndëshkimore”, duke kujtuar taksidarët e dikurshëm të hyqymetit.

Në audio përmenden edhe emra konkretë si Artan Ligori (“Tani”), që gëzonte një rol të veçantë në mbledhjen e shumave të mëdha, kryesisht nga magazinat e qytetit. Ndërsa ish-deputeti Xhemal Qefalia përmendet si faktor ndikimi politik, duke ngritur dyshime se skema kishte jo vetëm synime financiare, por edhe elektorale.

Lexo më shumë  Durmishi: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës

Megjithëse ekzistojnë regjistrime të qarta, Mihali ka mohuar publikisht që zëri në audiopërgjim t’i përkasë atij. Por faktet flasin ndryshe, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për pyetjet e mëdha: Kush përfitoi nga reduktimi i hapësirës publike? Pse u mbajtën dy sisteme të dhënash? Cilat janë lidhjet e kësaj skeme me funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës?

E gjithë kjo që u bë publike deri tani, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë pjesë të skemës mbeten ende të fshehura. Tashmë, është detyrë e organeve ligjzbatuese të hetojnë në detaje këtë aferë, ku përfshihen jo vetëm drejtues të niveleve të mesme, por edhe persona të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një pjesë e të cilëve sot ndodhen në burg. /Marrë nga “Piranjat”

Rruga Press

YouTube player