KryesoreLajme

Analisti politik Mujanović: Rama kërkon të shpallet “udhëheqësi më qesharak i shekullit në Europë”

Jasmin Mujanović, analist politik dhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan ka bërë një reagim ironik, pasi kryeministri Edi Rama emëroi “Diellën” si ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale dhe më pas asaj i dha një fjalë në Kuvend. Me anë të postimi në rrjetin social “X”, Mujanović shkrun se Rama po bën përpiqet shumë seriozisht për t’u shpallur udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

“Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur “udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI”. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me “ministren e AI” si një manovër publiciteti. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte “e lënduar” dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri” – shkruan ai.

Në seancën e fundit parlamentare Diella mbajti një fjalim dhe reagoi ndaj kritikave të opozitës. Pas fjalimit të saj situata agravoi mes opozitës dhe mazhorancës duke bërë që të anulohet debati për votimin e qeverisë së re. 

Lexo më shumë  Një sprint i fundit për investitorët para kufizimeve të BE-së?

Jasmin Mujanović është një studiues politik i specializuar për politikën e Evropës Juglindore. Ai është autori i librit “Uria dhe tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan”.

Rruga Press

YouTube player