KryesoreLajme

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan, Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme ka paraqitur një amendament për tu miratuar në Kongres përmes së cilit kërkohet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kjo është bërë e ditur nga Organizata “Albanians for America”.

Lexo më shumë  Bizneset në Shqipëri raportojnë rënie të gjendjes financiare dhe ulje të shfrytëzimit të kapaciteteve

Organizata “Albanians for America” ka njoftuar tutje se me anë të këtij amendamenti të republikanit nga Florida, Brian Mast kërkohet po ashtu angazhim i shtuar i SHBA-së në Ballkan dhe një gjuhë e qartë në raport me rajonin.

“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, thuhet tutje.

Lidhur me këtë, ka shkruar edhe aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj.

Lexo më shumë  "Nuk u dëgjuan njerëzit", Këshilli i Europës godet Reformën Territoriale

Vulaj në një postim në Facebook e quan lajm të shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.

Rruga Press

YouTube player