Deklaratat kërcënuese për ndarje të Bosnjes, Eskobar mbërrin në Sarajevë
Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar do të takohet sot në Bosnje-Hercegovinë për t’u takuar me përfaqësues të lartë të shtetit federativ ballkanik. Zyrtari i lartë amerikan mbërriti posaçërisht në Sarajavë për të sheshuar problemet e krijuara së fundmi në vend.
Sipas axhendës, Escobar do të takohet me secilin prej 3 përfaqësuesve të Këshillit të Lartë Presidencial të Bosnje/Hercegovinës: Sefik Dzaferovic (komuniteti boshnjak), Milorad Dodik (komuniteti serb) dhe Zeljko Komsiç (komuniteti kroat) dhe kryesinë e parlamentit.
Vizita e tij vjen në një moment tepër delikat për Bosnje-Hercegovinën dhe rajonin pas deklarateve kërcënuese të kreut të Republikës Serbe të Bosnjes Milorad Dodik se do të tërheqë autoritetin që përfaqëson nga organizmat shtetëror (ushtrim, mjekësi, tatimet, etj). Ai goditi Paktin e Dejtonit të 1995, i cili i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnje-Hercegovinë dhe legjitimoi krijimin e shtetit federative boshnjak. Përfaqësuesi i serbëve në Republikën e Bosnjes u shpreh se Pakti i Dejtonit krijoi një strukturë “shumë të rrezikshme dhe destabilizuese për rajonin”.
Nga ana tjetër, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escoar i konsideroi deklarat e liderit serb të Bosnjes si “rrezik ekzistencial” dhe se Dodik po përpiqet “të ruajë pushtetin dhe pasurinë e tij”.
Rruga Press