ArgumentKryesore

Mbi lirinë e medias në Shqipëri/Pronari i ERTV-së sjell pamje të gatshme, kurse policët e tij godasin gazetarët

Në shumë vende të botës si Turqia, Serbia, Rusia, Hungaria, Kina etj, gazetarët përndiqen, burgosen, vriten, kërcënohen apo rrihen. Edhe pse këto shtete kanë marrë shumë kritika nga organizatat e gazetarëve apo BE-ja, duket sikur indiferenca ndaj kritikave sa vjen dhe rritet.

Janë vende të cilat zhvillojnë një autokraci evidente dhe refuzojnë “ndërhyrjen” nga jashtë. Ndër më jonjerëzorët së fundmi, shteti afgan, ku gratë nuk lejohen të përfshihen në aspektin social, kulturor, artistik dhe sigurisht, gazetaresk.

Shqipëria me KM Edi Rama është radhitur tek aradha e shteteve gjysmë-autoritare, me prirje drejt shtetit plotësisht autoritar. Kemi parë shumë raste kur policia godet gazetarët dhe operatorët, se si i ofendohen, arrestohen dhe përmes kërcënimit që i bëhet pronarit, u mbyllet goja apo hiqen nga puna. Kjo është diçka që e bën drejtpërdrejtë edhe kryeministri dhe pjestarë të tjerë të qeverisë së tij. Le të kujtojmë Erion Veliajn, i cili i bëri një kërcënim të ngjajshëm live gazetarit të Ora News-it.

Lexo më shumë  Osmani përshëndet avancimin e statusit te Kosovës: Nato është destini i Kosovës

Për këtë qeverinë gazetarët janë vetëm autoparlantët e tij. Sipas tij, një gazetar është “kazan” nëse hulumton mbi fakte ku dalin të palarat e tyre, apo kur gazetarët bëjnë pyetje të cilat qeveria nuk di t’u bëjë ballë.

Pa gazetarët shumë fakte kudo do ishin në errësirë. Prandaj është tepër e rëndësishme që çdo gazetar të kuptojë rëndësinë e autoritet publik që ka.

Në rast se gazetarët blihen, ata kanë hequr dorë nga të qenit të tillë. Ai/ajo tashmë ka vendosur të jetë kukull me telekomandë e dikujt të pushtetshëm.

Shumica e mediave në Shqipëri janë të kapura dhe si rrjedhojë kritika është e vakët ose gati-gati në shuarje. Zërat kritikë nuk mungojnë kurrë, nga aktivistë, gazetarë, qytetarë etj. Por kur një qeveri ka në dorë shumicën e institucioneve shtetërore, organizatave civile dhe bizneseve të fuqishme private këto zëra mbulohen me falsitetin e propagandës.

Lexo më shumë  ​Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

Kur një kryeministër apo kryetar bashkie ka një televizion me inicialet e emrit të tij dhe kudo ku shkon shfaqen pamje të përzgjedhura, ku është lira e fjalës apo e mendimit?

Qytetarëve u paraqitet ajo çfarë kryeministri pronar televizioni do.

Mediat ndalohen të jenë në seancat parlamentare.

Raporti i KE-së e nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet që pengon lirinë e fjalës për mediat.

Paketa e ashtu quajtur “anti-shpifje” ka për qëllim të pengojë çdo informacion, hulumtim që gazetarët do bëjnë.

Cila është demokracia e shumëpërfolur, kur Shqipëria të jep përshtypjen e një vendi që ka zinxhirë nëpër këmbë kur ecën.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *