Bota

Deklarata e Sekretarit të OKB-së mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhias

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha të premten se energjia elektrike e prodhuar në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia i përket Ukrainës, pas raporteve se Kremlini mund të devijojë energjinë elektrike të prodhuar në central në pjesët e okupuara nga Rusia të Ukrainës.

“Natyrisht, energjia elektrike nga Zaporizhzhia është energji elektrike ukrainase dhe është e nevojshme – veçanërisht gjatë dimrit – për popullin ukrainas. Dhe ky parim duhet të respektohet plotësisht”, tha Guterres gjatë vizitës së tij në portin ukrainas të Odesës.

Lexo më shumë  Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Guterres përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për të krijuar një zonë të çmilitarizuar rreth uzinës bërthamore të Zaporizhzhia-s.

Komentet e tij vijnë pasi Energoatom, operatori shtetëror i energjisë bërthamore i Ukrainës, pohoi më herët të premten se forcat ruse në termocentral “po planifikojnë të ndalojnë njësitë e punës të energjisë në të ardhmen e afërt dhe t’i shkëputin ato nga linjat e komunikimit që furnizojnë me energji sistemin e energjisë të Ukrainës”.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pretendimi i Energoatom është i fundit në një breshëri akuzash të bëra nga secila palë për sigurinë dhe veprimet  ushtarake përreth termocentralit, kompleksi më i madh bërthamor në Evropë. Mungesa e aksesit të pavarur në uzinë e bën të pamundur verifikimin e asaj që po ndodh atje. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *