KryesoreLajme

DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë raketat “Javelin”

Departamenti Amerikan i Shtetit kanë konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.

Një zëdhënës i DASH për Gazetën Express ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.

Më 11 janar të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit, kishte konfirmuar se Kosova kishte bërë kërkesë për blerjen e raketave “Javelin” në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Lexo më shumë  Sveçla në Tiranë nënshkruan marrëveshje për luftimin e migrimit të paligjshëm

Sipas DASH-it, shitja e këtyre armëve mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”.

“SHBA-ja vazhdon të mbështesë Kosovën në transformimin transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike për mbrojtje territoriale, të ndërveprueshme me NATO-n që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile”, thuhej tutje në përgjigjen e DASH-it.

Lexo më shumë  Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja

Raketa “Javelin” prodhohet që nga viti 1994 dhe çdo herë është përmirësuar. Ushtria amerikane e përdori për herë të parë këtë raketë në Irak dhe Afganistan më 2003.

Ajo u bë e njohur në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina i ka përdorur gjerësisht këto raketa për shkatërrimin e automjeteve të blinduara ruse. Përdoret edhe për shkatërrimin e tankeve.

Rruga Press

YouTube player