Cui bono?! Kush përfitoi nga komploti i prokurorisë dhe AKI kundër Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Lëvizjes Vetvendosje?
Shkruan Hysamedin Feraj
Cui bono?!
Kush përfiton?
Kjo ishte pyetja e Lucius Cassius, gjykatësit që romakët, ata qytetarë që ditën të bëjnë jo vetëm shtet por perandori, e mbanin për më të vërtetin dhe të urtin mes tyre.
Kush përfitoi nga komploti i thurur prej prokurorisë dhe AKI kundër Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Lëvizjes Vetvendosje?
Përfituan menjëherë krerët e atëhershëm të PRONTO mafias së PDK-së dhe LDK-së. Bashkërisht kërkuan ndalimin me ligj të Lëvizjes Vetvendosje! Rasti u kishte ardhur a thua se e kishin porositur vet.
Shpresoj që populli në Kosovë të bëj pyetjen: cui bono?!
Kush përfiton duke ruajtur PRONTO mafian nëpër komuna?
Kjo është pyetja e qytetarit më të vërtetë dhe më të urtë të Republikës së Kosovës, e atij që don dhe din me ba shtet.
Rruga Press