Bota

SOS Venecia: shpëtimi nga fundosja nëpërmjet portave

Ka një ekran digjital në dritaren e një farmacie historike në sheshin “Shën Bartolomeo”. Është e vendosur pranë urës së famshme “Rialto” të Venecias. Në të shfaqet numri në rënie i popullsisë së qytetit, që shihet si rezultat i drejtpërdrejtë i problemit të tij të kahershëm me mbiturizmin. Në një ditë me diell shifra tregon numrin 50 mijë e 582.

Ka kaluar një muaj që kur autoritetet lokale njoftuan planet e tyre kontroverse për të vendosur porta elektronike në pikat kryesore të hyrjes së qytetit, në mënyrë që të rregullojnë trafikun turistik në qytetin e njohur. Para pandemisë, Venecia kishte rreth 30 milionë vizitorë në vit – kjo është e barabartë me mbi 590 vizitorë për banor. Këta numra luajnë një rol të madh në erozionin e strukturës ekonomike dhe sociale të qytetit – si dhe shpopullimin e tij të shpejtë.

Turmat e turistëve bënë një dëm të madh në infrastrukturën e stërngarkuar të qytetit. Qiratë e pushimoreve rrisin koston e akomodimit të banimit. Bizneset e pavarura që u shërbejnë vendësve përpiqen të qëndrojnë hapur. Si rezultat, 2.6 persona largohen nga qyteti çdo ditë për t’u zhvendosur më larg dhe nuk kthehen. Ky trend i rënies nuk tregon asnjë shenjë ndalimi.

“Ne po humbasim afro një mijë veta në vit”, ka thënë Giacomo Sebastiano Pistolato, 38-vjeçar, i cili ka lindur dhe ka jetuar gjithë jetën e tij në qendrën historike të Venecias. “Ndërkohë, qyteti po i shitet ofertuesit më të lartë”, ka shtuar Giacomo.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Sistemi i kombinuar i qytetit për tarifat hyrëse, lejimi i rezervimeve në internet dhe instalimi i portave rrotulluese për të kontrolluar qasjen e turistëve në ishull u testuan fillimisht, me shumë polemika, në vitin 2018. Plani më pas u anulua për shkak të pandemisë. Tani është vendosur të vihet në zbatim përsëri në vitin 2022.

Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, e sheh këtë si “zgjidhjen e vetme”. Por propozimi është gjerësisht jopopullor dhe shumë besojnë se është i destinuar të dështojë.

“Portat janë një përpjekje tjetër e qytetit për të reklamuar një model të pamundur menaxhimi”, shpjegon Giacomo. “Ky është hapi i fundit në kthimin e Venecias në një park zbavitës”.

Shumica e banorëve janë të bindur se administrata e qytetit – zona e së cilës përfshin zona kontinentale më të populluara si Mestre dhe Marghera – e sheh qendrën historike të Venecias si një “hapësirë me mundësi të pafundme ekonomike”, ka thënë Giacomo.

Kjo përkthehet në një mentalitet politik që vendos zgjidhjet afatshkurtra dhe marifetet publicitare përpara masave më të qëndrueshme, nga të cilat mund të përfitojnë qytetarët e që njëkohësisht do të ishin stimulim për vendësit. Një zgjidhje tjetër do të përfshinte të menduarit për alternativa të qëndrueshme ndaj “monokulturës” së turizmit.

Shumë mendojnë se pandemia ishte një mundësi për të testuar dhe planifikuar strategji të reja dhe për të hartuar një vizion për të ardhmen. “Ne kishim kohë dhe burime për të menduar për një model të ri turizmi dhe kjo nuk është bërë”, ka thënë për gazetën e përditshme italiane “La Repubblica”, Monica Sambo, drejtuese e Partisë Demokratike. Si rezultat, njerëzit në ishull ndihen se nuk po u vihet veshi nga udhëheqësit e tyre dhe hendeku midis tyre dhe vendimmarrësve vazhdon të zgjerohet.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Megjithatë, disa nisma kanë lënë një ndikim të qëndrueshëm në ishullin e qytetit – por jo për shkak të ndonjë ndihme nga autoritetet lokale. Deri këtë verë anijet e lundrimit lejoheshin të ankoroheshin në Sheshin e Shën Markut, një nga vendet më ikonike.

Qeveria italiane në Romë më pas – nën presionin e kërcënimin e UNESCO-s për ta vënë Venecian në listën e saj të trashëgimisë kulturore në rrezik – mori vendimin për të ndaluar hyrjen e anijeve të mëdha turistike në lagunën e Venecias.

Ndërkohë, shumë vendës dyshojnë se administrata e qytetit vendos veç sa për të thënë fjalën “qëndrueshmëri” gjersa bën përpjekje për të tërhequr publikun.

Folegj: Sistemi i kombinuar i qytetit për tarifat hyrëse, lejimi i rezervimeve në internet dhe instalimi i portave rrotulluese për të kontrolluar qasjen e turistëve në ishull u testua fillimisht, me shumë polemika, në vitin 2018. Plani më pas u anulua për shkak të pandemisë. Tani është vendosur të vihet në zbatim përsëri në vitin 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *