KryesoreLajme

Cntraveler rendit Kosovën në listën e vendeve më të mira që duhen vizituar në vitin 2024

Cntraveler, një revistë shumë e njohur për sa i përket udhëtimeve ka renditur edhe Kosovën në listën e vendeve që duhen vizituar me patjetër në Evropë në vitin 2024.

Përzgjedhja e vendeve evropiane u bë në kuadër të sugjerimeve të ekspertëve që posedon revista.

Kosova, sipas Cntraveler përshkruhet si një vend me male të mrekullueshme, me zona baritore dhe një vend me mikpritje të ngrohtë; një kombinim ideal për ecje shumëditore dhe me shëtitje me biçikletë, shkruan gazeta.

Lexo më shumë  "Shushica"/ La Repubblica: Shqipëria do të devijojë rrjedhën e një lumi për të furnizuar me ujë resortet bregdetare, rebelohet komuniteti lokal

“Vend i përsosur për pushim fundjave” – The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar
Lexo po ashtu
“Vend i përsosur për pushim fundjave” – The Guardian rendit Pejën në mesin e vendeve që duhet vizituar
Artikulli thekson rrugën e ardhshme të çiklizmit Trans Dinarica, e cila pritet të hapet në vitin 2024 dhe do të lidhë destinacione të ndryshme të bukura në Kosovë. Në tekst, jepet një përshkrim i shkurtër i kësaj rruge dhe të destinacioneve të përfshira.

Teksti gjithashtu përmend ushqimin tradicional shqiptar, flijën si një pjatë që duhet provuar nga të gjithë vizitorët.

Nuk është hera e parë që Kosova përfshihet në listat e vendeve të rekomanduara për vizitë, pasi mediume të tjera, si The Guardian, kanë promovuar Kosovën si destinacionin e ardhshëm për turistët.

Cntraveler, sugjeroi edhe një mori vendesh të tjera që duhen vizituar në Evropë për vitin 2024, duke përfshirë disa qytete specifike në Spanjë, Greqi, Portugali, Norvegji, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar.

Rruga Press

YouTube player