BallinaBota

CNN: Trump kërcënon të mos largohet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti dyshohet se u besoi këshilltarëve të jashtëm qëllimin e tij për të mos lënë Presidencën në ditën e betimit të Biden.

Sipas CNN, Donald Trump është gjithnjë e më i fiksuar me skenarë të pamundur për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Dhe në takimet e ditëve të fundit me një grup këshilltarësh nga jashtë Shtëpisë së Bardhë, ai ka ngritur hipoteza se do të refuzojë të lërë pallatin presidencial në ditën e betimit të Joe Biden, më 20 janar. Shumica e këshilltarëve zyrtarë janë shqetësuar shumë për lëvizjet e tij të ardhshme.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Ka skenarë që janë vërtet të frikshëm”, pranoi një zyrtar i administratës, duke përsëritur se si Trump, me mbështetjen e disa deputetëve dhe senatorëve, do të ishte ende i vendosur për të krijuar kaos në Kongres, më 6 janar, kur do të duhet të numërohen zyrtarisht votat e votuesve të mëdhenj që i dhanë fitoren Biden.

Nga e premtja dhe gjatë gjithë fundjavës, presidenti në largim është këshilluar disa herë përmes takimeve në Zyrën Ovale, ose përmes telefonit, me avokatin Sidney Powell, ish-Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, ish-strategun e tij politikanin Steve Bannon, këshilltarin e tregtisë Peter Navarro dhe ish-CEO-n e faqes në internet të tregtisë “Overstock.com”, Patrick Byrne.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Janë këta që kanë nxitur Trump, së bashku me Rudy Giuliani-n duke drejtuar gishtin drejt këshilltarëve zyrtarë të presidentit si shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ose këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone. Ndërkohë, në Facebook, ka nga ata që po organizojnë një “Ditë Inaugurimi” alternative dhe në të njëjtën kohë me atë zyrtare të 20 janarit, për të filluar atë që përshkruhet si mandati i dytë presidencial i Trump.

Rruga Press

YouTube player