BallinaBota

Bota izolon Britaninë, qetëson OBSH: Lloji i ri i virusit pjesë normale e evolucionit të pandemisë

Për shkak të shfaqjes së variantit të ri të COVID-19 izolohet edhe me shume Britania e Madhe. Si një efekt domino, shumë shtete në mbarë botën kanë marrë vendimin të pezullojnë përkohësisht udhëtimet drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveritë spanjolle dhe portugeze u janë bashkuar kombeve të tjera evropiane për pezullimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar pas zbulimit të variantit të ri të virusit, i cili mendohet të jetë rreth 70 për qind më i transmetueshëm.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Së bashku me Spanjën dhe Portugalinë, Ministria daneze e Transportit njoftoi se do të mbyllë hapësirën ajrore për të gjithë pasagjerët nga Britania

Rusia, Polonia, India, Pakistani, Jordania, Kili dhe Argjentina u janë bashkuar listës së shteteve që izolojnë Britaninë.

Ndërsa lista e vendeve që vendosin kufizime të udhëtimit me Mbretërinë e Bashkuar shtohet, Organizata Botërore e Shëndetësisë u përpoq të reduktojë alarmin, duke theksuar se llojet e reja të virusit ishin një pjesë normale e evolucionit të një pandemie dhe se nuk ishte “jashtë kontrollit”.

Lexo më shumë  Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit

Rruga Press

YouTube player