BallinaLajme

Enver Robelli: Kosova do të jetë vend me fat nëse kjo mendësi halabake nuk vazhdon më tutje

Nga Enver Robelli

Brenda një dekade Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi dy presidentë, një kryetar parlamenti dhe tani një qeveri. Kjo flet shumë për mendësinë halabake të pjesës më të madhe të vendimmarrësve politikë.

Kosova do të jetë vend me fat nëse kjo mendësi halabake nuk vazhdon më tutje. Por garanci për këtë nuk ka! Sepse duhet të ndryshojë mendësia e shtetbërjes. E kjo s’bëhet brenda javësh, as brenda pak vitesh.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

Ata që merren me politikë (dhe jo vetëm ata) duhet të mësohen të lexojnë ligjet dhe Kushtetutën. Kur ta mësojnë këtë, Kushtetuta nuk do të trajtohet si kosh plehrash. Sidomos në 12 muajt e fundit ligji themelor i shtetit është trajtuar si kontejner bërlloku. Kjo është e tmerrshme.

Dhe për këtë Kosova po paguan një çmim tepër të lartë në një moment kur bota (dhe Kosova) po përballet me pandeminë më të rrezikshme në 100 vitet e fundit, kur ekonomia është e goditur rëndë dhe kur perspektivat e zhvillimit janë të zymta.

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

Ndoshta të gjithë ata që kërkojnë votën e qytetarëve kanë mësuar ndonjë leksion sidomos me ndodhitë e 12 muajve të fundit.

Rruga Press

YouTube player