Lajme

Çmimi i naftës bie për herë të parë nën 200 lekë/litër, por janë 17 lekë më të larta se në janar

Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e çmimit të karburanteve. Nafta ka zbritur në 198 lekë, nga 206 lekë që ishte deri tani. Kjo është hera e parë që nafta ka zbritur nën 200 lekë, që nga fillimi i marsit. Kjo ishte periudha kur karburanti filloi të rritej me shpejtësi. Benzina do të tregtohet me 180 lekë, nga 184 lekë në vendimin e fundit.

Në bursa, nafta ka rënë ndjeshëm, duke arritur nivelin e janarit 2022. Kjo ka ardhur edhe si rrjedhojë e shqetësimeve për një recesion të shumë ekonomive nga çmimet e larta dhe problemeve që po has ekonomia e Kinës nga vala e re e Covid-it. Megjithatë, nafta te ne ka mbetur 17 lekë më e shtrenjtë sesa në janar. Kjo në një kur duhet të ishte në të njëjtat nivele në bursa. Edhe dollari, monedha që blihet karburanti ka zbritur në rreth 111 lekë, njëlloj si në janar.

Lexo më shumë  Arrestimi i policëve nga Serbia, ministri Sveçla: Sulm ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb

Sipas njoftimit zyrtar, Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri. Ai i shitjes me shumicë nuk mund të jetë më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri. Ai i shitjes me shumicë nuk mund të jetë më shumë se 168 lekë/litër.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 104 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 07 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./ MONITOR

Burim: Bordi i Transparencës për naftën në lekë nga 12 marsi, tregu për naftën në lekë deri në 12 mars; Përpunime të Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *