Lajme

Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten, gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka theksuar nevojën për miratimin e tij.

Edhe pse ka thënë se ligji në parim është “i padrejtë e i amniston ndërtuesit pa leje”, ai ka theksuar se në kuptimin e banorëve që i shfrytëzojnë sot ato banesa, duhet të bëjnë zgjidhje, 

Lexo më shumë  Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Aliu ka sqaruar se më këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.

“Jemi në situatën ku 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, 46 mijë vetëm në Prishtinë. Mbi 75% të ndërtimeve janë ndërtime pa leje. I gjithë planifikimi që është bë për vjet është bërë pa i marrë parasysh këto ndërtime pa leje”, ka theksuar Aliu.

Lexo më shumë  ‘Është e pamundur të negociosh me këtë qeveri’/ Media franceze: Nuk ndalen protestat kundër Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *