KryesoreLajme

“Çmenduria e re e marrëveshjes Shqipëri-Itali”, media italiane zbulon detajet: Do të shpenzojnë 25 milion euro për një burg 20 vendesh

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, parashikon edhe ndërtimin e një burgu të vogël.

Lajmin e bën të ditur gazeta L’Espresso ku zbulon se burgu do të kushtojë më shumë se një milion euro për të burgosurit për 5 vjet.

“Meqenëse memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar nga Rama dhe Meloni fut në mënyrë efektive rregullat italiane dhe evropiane në Shqipëri, burgu i vogël për emigrantët duhet të respektojë rregullat italiane dhe evropiane” shkruan media italiane.

Sipas kësaj skeme, struktura e burgjeve zë një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 6300 m2, nga të cilat 2214 m2 janë të mbuluara dhe 4086 të zbuluara.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Vëllimi i përgjithshëm është afërsisht 13,000 m3. Mbi këto të dhëna, është kryer një përllogaritje e shpenzimeve mbi bazën e kostove.

Kjo përllogaritje çon në një parashikim financiar, vetëm për shumën e punimeve, rreth 8 milionë euro për vitin 2024 (llogaria kapitale). Ndërtesa e paraburgimit, ndërtesa e shërbimeve të përgjithshme dhe ndërtesa e shërbimeve qendrore përbëhen nga një kat. Ndërtesa e destinuar për kazermat e oficerëve dhe ndërtesa e destinuar për zyrat e menaxhimit dhe akomodimin e personelit përbëhet nga 2 kate.

Ndërtesa e paraburgimit përbëhet nga  16 vende të zakonshme (nga të cilat 2 të destinuara për personat me aftësi të kufizuara) dhe  4 vende paraburgimi të destinuara për një regjim sigurie.

Lexo më shumë  VV-ja mban tubim në Bresanë të Sharrit: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

Strukturat do të ndërtohen në mënyrë të tillë që të jenë në përputhje me kërkesat teknike të përcaktuara në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me institucionet e paraburgimit.

Ngritja e burgut do të kushtojë 8 milion euro dhe (3.784 milionë për 5 vjet) për funksionimin e tij, sipas Departamentit të Administrimit të Burgjeve të cituar në dokument të Zyrës së Kontabilitetit të Përgjithshëm të Shtetit. Totali është 25 milionë euro, 250 mijë euro në vit.

YouTube player