Lajme

Presidentja Osmani: Jemi të gatshëm ta ruajmë sovranitetin e integritetin territorial, s’ka pasur anulim të takimeve me opozitën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës do t’i ndërmarrë masat e nevojshme për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Në një deklarim për mediat duke folur për sigurinë në vend dhe sulmet e mundshme nga Serbia, për këtë të fundit Osmani tha se nuk mendon mirë për Kosovën. 

“Të gjitha këto vlerësime i kam bërë gjatë fjalimit të fundvitit dhe natyrisht që jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe njëkohësisht me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që t’i ndërmarrim masat për ta mbrojtur Kosovën, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë dhe më e rëndësishme është që ne jemi të gatshëm për çdo skenarë”,

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Osmani foli edhe për takimin me krerët e partive opozitare, duke shtuar se dera e saj është e hapur për të gjithë ata që duan të punojnë për të mirë e qytetarëve.

“Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka qenë çështje disa minutëshe, çështje protokollare dhe natyrisht se dera e Presidencës është gjithnjë e hapur siç ka qenë deri më tani, në mënyrë që takimet me partitë opozitare të diskutojmë dhe t’i marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundshme t’i përfshijmë në qëndrimet institucionale e Republikës së Kosovës”.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

“Natyrisht që kur ata dëshirojnë që të takohemi, në mënyrë t’i unifikojmë qëndrimet për këto tema që janë të rëndësishme për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit tonë, si presidente e vendit jam e gatshme”.

Rruga Press

YouTube player