Sport

“Çmendet” Interi, i refuzon Çelsit ofertën marramendëse për Lukakun

Romelu Lukaku është një ndër sulmuesit më në formë për momentin dhe sezonin e kaluar u bë protagonist absolut me golat e tij duke kontribuar në kampionatin që Interi fitoi pas 10 vitesh mungesë.

Çelsi është vënë keq pas sulmuesit belg dhe po mundohet të bëjë gjithçka për të marrë shërbimet e tij. Së fundmi, siç raportojnë mediat italiane, Interi ka refuzuar një ofertë të çmendur 100 milionë euro dhe kartonin e mbrojtësit Markos Alonso.

Drejtuesit zikaltër e kanë kuptuar që Tuhel e do me çdo kusht në skuadër dhe po tentojnë të mbajnë nën presion Çelsin që të rrisë ende ofertën. Shifra që pretendon Interi është 120 milionë euro, çdo të rriste mjaftueshëm buxhetin e zikaltërve në këto kohë krizas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *