Çka u pa sot në paradën e ushtrisë ruse?
Rusia shënoi të martën përvjetorin e Ditës së Fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Në Sheshin e Kuq të Moskës parakaluan grupe ushtarësh dhe pjesë të artilerisë së rëndë e u bënë shumë përkujtime, por ajo që u diskutua më së shumti në rrjetet sociale ishte lloji i armatimit që Rusia prezantoi.
Në periudhën kur janë bërë 1 vit e tre muaj qëkur ka nisur lufta në Ukrainë, u tha se armët që Rusia i prezantoi të martën ishin jashtë modës dhe të pakta.
Në Twitter, një analist ushtarak që vlerëson përgatitjet ushtarake të shteteve, tha se Rusia i hodhi në paradë vetëm sisteme të pakta luftarake, duke nxitur dyshimet se mund të mos jetë e pajisur me sisteme të teknologjisë së fundit.
“Do të prisja t’i shihja diku mbi 200 automjete në paradë, por i mungojnë plotësisht tanket, IFV-të dhe sigurisht VDV-të. U anulua gjithashtu edhe pjesa ajrore e paradës”, shkroi llogaria “Osinttechnical”.
Rusia prezantoi raketa balistike ndërkontinentale, makinë luftarake e sistemit ambib me rrota këmbësorie, mjet lëshues të sistemit raketor S-400, Iskander, makinë luftarake të këmbësorisë, tank Tigr IMV, makinë VPK dhe tank të tipit T-34-1







Rruga Press