Bota

Civilë të vrarë nga granatimet ruse në Zhytmoyr, bombardohet spitali i maternitetit

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se granatimet ruse të kryera gjatë mbrëmjes së kaluar, ia morën jetën dy civilëve në qytetin Zhytomyr, që gjendet 120 kilometra në perëndim të Kievit.

Sulmet ajrore kishin për cak një bazë ajrore në qytet, por shumica prej raketave goditën ndërtesat kolektive dhe shtëpitë.

Ministri i Brendshëm ukrainas ka njoftuar në Twitter, se të paktën dy persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë plagosur.

Anton Gerashchenko, zyrtar i qeverisë ukrainase, më herët tha se llogarinë e tij në Telegram se numri i të vdekurve është më i madh.

Lexo më shumë  “Nuk përfaqëson unitetin e kombit”, Magyar i kërkon dorëheqjen presidentit të Hungarisë

“Deri më tani, katër persona kanë humbur jetën – përfshirë një fëmijë”, tha ai.

Qeveria ukrainase në llogarinë e saj në Facebook ka shpërndarë një video që tregon pasojat e granatimeve.

Aty shihen ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve që tentojnë të nxjerrin personat e ngujuar brenda objektit.

Madje ministri i Jashtëm njoftoi se njëra prej ndërtesave të bombarduara, ishte spitali i maternitetit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Magyar: E di çfarë lidhje ka regjimi i Orbanit me Vuçiqin, qytetarët e Serbisë duhet të nxjerrin forcë nga zgjedhjet tona
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *