Bota

CIA përpiqet të rekrutojë agjentë të dyfishtë në Rusi me një video të re

CIA-a amerikane ka publikuar një video në gjuhën ruse me të cilën po tenton te bind agjentët rusë të ndryshojnë anë dhe të bëhen agjentë të dyfishtë të Washingtonit, shkruan Reuters.

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha në korrik se pakënaqësia e disa rusëve për luftën në Ukrainë krijon një mundësi unike për rekrutimin e spiunëve dhe se organizata nuk do ta humbasë atë.

Një video e postuar në kanalin zyrtar të CIA-s në X ka në shënjestër patriotët rusë të punësuar nga komuniteti i inteligjencës, të cilët konsiderohen të tradhtuar nga korrupsioni në qarqet elitare dhe pajisjet dhe furnizimi i dobët i forcave të armatosura ruse.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Ata përreth jush mund të mos duan të dëgjojnë të vërtetën. Por ne duam. Nuk jeni të pafuqishëm”, thuhet në videon gati tre minutëshe, e cila rendit edhe mënyrat për të kontaktuar me agjencinë amerikane.

Personazhi kryesor në video, i shoqëruar me muzikë klasike melankolike, është një 35-vjeçar imagjinar i punësuar në një agjenci të inteligjencës ushtarake. Ai është portretizuar si një patriot që e do Rusinë dhe dikur ka shërbyer si parashutist.

“A kam guxim të mjaftueshëm për t’i bërë ballë kësaj tradhtie”, thuhet ndër tjera në video, para se të zbulojë se e ka kuptuar se armiqtë e vërtetë në Rusi janë udhëheqja e korruptuar dhe elita.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Udhëheqja e lartë e shiti vendin për pallate dhe jahte, ndërsa ushtarët tanë përtypin patate të kalbura dhe qëllojnë me armë prehistorike. Njerëzit tanë detyrohen të paguajnë ryshfet për të gjetur punë”, vijon 35-vjeçari në videon, e cila vë përballë pamjet e një dimri të zbehtë rus me vetura luksoze dhe shampanjë.

Personazhi kryesor më pas tregon se patriotizmi i tij e shtyu të bashkëpunonte me CIA-n, dhe në fund shihet duke kontaktuar atë agjenci amerikane.

Rruga Press

YouTube player