Sport

Chelsea është gati ta ulë çmimin e sulmuesit Abraham

Klubi anglez Chelsea thuhet se ka të ngjarë të ulë çmimin e kërkuar për sulmuesin anglez, Tammy Abraham, i cili pritet të largohet këtë verë.

Blutë fillimisht kishin vendosur një çmim prej 40 milionë funtesh për qendërsulmuesin anglez përpara afatit kalimtar të verës.

Por, interesi minimal i shfaqur për Abrahamin, veçanërisht me atë çmim, ka bërë që drejtuesit të marrin vendim për të ulur tarifën e kërkuar për transferimin e tij.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Arsenali, West Ham United dhe Aston Villa janë ndër skuadrat që po e vëzhgojnë Abrahamin aktualisht, por nuk janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar.

Sipas mediumit The Sun, Chelsea ka ulur tashmë kërkesën e tyre në 35 milionë funte, por edhe ky çmim duket i lartë.

Ekipi nga Stamford Bridge mund të duhet të shkojë edhe më poshtë nëse asnjë klub nuk tregon gatishmërinë për të paguar këtë tarifë për Abrahamin.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *