Bota

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me emigrantët në Lituani

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të mbështesin Lituaninë, pasi mijëra emigrantë të paligjshëm janë duke kaluar nga Bjellorusia.

Ministrat për Mbrojtje të vendeve balltike janë duke e quajtur këtë situatë “sulm hibrid”.

Zyrtarët e Lituanisë dhe BE-së kanë thënë se Bjellorusia është duke shtyrë emigrantët -kryesisht nga Iraku – që të kalojnë kufirin me fqinjin balltik, si shenjë hakmarrjeje për mbështetjen e BE-së ndaj opozitës demokratike që kundërshton regjimin shtypës të Aleksandr Lukashenka.

“Instrumentalizimi i papranueshëm i njerëzve për qëllime politike, duhet të ndalet. Prioriteti ynë duhet të jetë që t’i ndihmojmë Lituanisë që të sigurojë kufirin me Bjellorusinë”, ka thënë Komisonarja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, në një letër që u ka dërguar ministratve të Brendshëm të të gjitha vendeve të BE-së.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

“U bëj thirrje që të kontriboni në këto përpjekje me prioritet”, ka thënë Johansson, në një letër që kanë siguruar agjencitë e lajmeve.

Autoritetet e Lituanisë kanë raportuar se mbi 3,000 emigrantë të paligjshëm kanë kaluar kufirin këtë vit, në krahasim me 81 në gjithë vitin e kaluar.

Shumica prej tyre kanë arritur në këtë shtet në muajin korrik.

Lexo më shumë  Baerbock: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet absolut

Ky shtet balltik që ndan kufirin me Bjellorusinë është qendër për opozitën bjelloruse të udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya.

Lukashenka ka kërcënuar vazhdimisht se do të lejojë emigrantët të kalojnë në BE, si përgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj Minskut, për shkak të zgjedhjeve të manipuluara vitin e kaluar.

Si shenjë për reagim, ministrat e Mbrojtjes së Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, janë pajtuar më 29 korrik që të koordinohen për veprim më të mirë ndaj krizës së emigrantëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *