Lajme

“Çfarë u ka bërë Gjergj Luca shqiptarëve”/ Rrjeti shpërthen ndaj biznesmenit pranë Ramës

Një pakënaqësi ndaj biznesmenit Gjergj Luca ka shpërthyer në rrjetet sociale.

Ky i fundit njihet si mbështetës i kryeministrit Edi Rama dhe ka përfituar nga të mirat publike në vend.

Së fundmi, ai sulmoi protestën e fermerëve, reagim që nuk u prit mirë nga opinioni publik. Një tjetër video e publikuar së fudmi në media e rrjetet sociale, ku Luca ofendonte Leka Bungon me fjalor banal, ka marrë po ashtu vëmendje.

Së fundmi, një reagim është shpërndarë në rrjetet sociale, ku përmenden ç’ka përfituar Gjergj Luca. Në të shkruhet:

Çfarë u ka bërë shqiptarëve Gjergj Luca?

▪Gjergj Luca ka marrë nga pasuritë kombëtare 14 kilometër katror hapësirë detare në detin Jon pa garë.

▪Gjergj Luca ka monopolin e peshkimit të peshkut Ton në Shqipëri.

▪Gjergj Luca ka marrë me koncesion 1 euro liqenin ‘Xarrë-Bufi’ në Butrint për 30 vite.

▪Gjergj Luca ka marrë 135 mijë metër katror objekte ish-ushtarake në Labinot për 1 euro.

▪Gjergj Luca shfrytëzon punëtorët me paga nën minimale dhe askush nuk shkon për të inspektuar, sepse ministrat e gazetarët e qeverisë Luca “i majmë”.

▪Gjergj Luca ka zaptuar 3000 metër katror port në Shëngjin.

▪Gjergj Luca ka marrë 2 milionë euro fonde publike për qira zyrash nga qeveria.

▪Gjergj Luca ka marrë në Gramsh 28 960 metër katror pronë publike të Ish-Repartit Ushtarak

▪Gjergj Luca ka marrë 10 287 metër katror të ish Parkut të Minierës së Hekur-Nikelit në Përrenjas.

▪Gjergj Luca ka përvetësuar 4 891 metër katror të ish-fabrikës së sheqerit në Maliq.

▪Mjafton të rrish vetëm 2 ditë në Elbasan dhe e kupton se kush është Gjergj Luca. Një batakçi që shërben si lavatriçe për krimin dhe Taulant Ballën.

“Po një dit’ i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,

nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!” – shkruan Ali Asllani.

Rruga Press

Lexo më shumë  ​Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *