KryesoreLajme

Çfarë ndodhi? Rama thoshte para 3 muajsh se marrja e kontrollit nga KFOR-i do të ishte katastrofike

KFOR-i duhet të marrë në kontroll Veriun.” Kjo ishte kërkesa e Edi Ramës për ndërkombëtarët pas sulmit të armatosur të grupit terrorist serb në Zveçan.

Më 19 qershor të këtij viti, Rama shprehej kundër asaj çka kërkoi sot, duke ironizuar atë që ai e quante “Republika e KFOR-it” në veri.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Nëse situata agravohet duke rikthyer KFOR-in në krye të punës, atëherë lamtumirë për kush di sa kohë dhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në veri të Kosovës”, shkruante Rama Twitter.

Qartazi mund të vërehet se Rama i ndryshon qendrimet në varësi se nga i fryen era e interesave Beogradit. Kur Beogradi planifikon sulm terrorist për të marrë defakto veriun, Rama është kundër prezencës së KFOR-it (thënë ndryshe ‘policët shqiptarë të vriten, ushtarët e KFOR-it jo, se i hap punë Serbisë). E kur Beogradit i dështon i gjithë plani i nisur që me dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, e deri tek agresioni terrorist, Rama bën thirrje për KFOR-in të marrë situatën në kontroll, se Serbia e humbi tashmë veriun njëherë e mirë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Rruga Press

YouTube player