Lajme

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe

Kryeministri Albin Kurti duke shpërndarë në Twitter fotografi të armëve serbe të gjetura nga aksioni i Policisë në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se sasia e madhe e tyre e bën të pabesueshme idenë që ato të kenë hyrë në Kosovë pa përfshirjen e Qeverisë së Serbisë.

Të dielën në Banjskë të Zveçanit nga një grup i organizuar e i armatosur serb u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues, Policia rrethoi grupin me dhjetëra persona të uniformuar. Ata u strehuan në Manastirin e Banjskës. Në aksionin e Policisë u vranë tre persona ndërsa u arrestuan tetë. Të tjerët kanë ikur. Pamjet nga droni të policisë kanë treguar lëvizjet e të uniformuarve në hapësirat e manastirit.

Lexo më shumë  Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

Policia ka kapur arsenal armësh. Shumica e tyre janë të prodhuara nga vetë Serbia.

“Armët dhe pajisjet tjera që u përdorën në sulmet terroriste të kësaj jave u prodhuan nga prodhuesit shtetërorë serbë të armëve ushtarake. Ideja që 26 SUV-at ushtarakë (xhipat ushtarakë) dhe arsenali i madh i prodhuar nga shteti serb, hynë në Kosovë, të gjitha pa përfshirjen e qeverisë serbe, thjeshtë s’është e besueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter të enjten.

Rruga Press

Lexo më shumë  Reagon DASH: SHBA-ja mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë
YouTube player