Opinion/Aktualitet

Çfarë kërkon ISIS tani në Afganistan?

Nga Graeme Wood, The Atlantic

15 vite më parë, John Kerry pyeti në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një pyetje që tani e bëjnë shumë amerikanë: “Si mund ti kërkoni një njeriu të jetë njeriu i fundit që vdes për një gabim?”

Dje, të paktën 13 pjesëtarë të shërbimit amerikan vdiqën gjatë një sulmi ku në shënjestër ishin një turmë afganësh që kërkonin të largoheshin nga aeroporti i Kabulit. Ata vdiqën duke u përpjekur të shpëtonin aleatët e tyre afganë nga vrasja dhe persekutimi, dhe ky nuk ishte një gabim. Edhe pse vdekja e tyre erdhi si rezultat i një lufte ku SHBA bëri çdo gabim të mundshëm. Ky ishte një ndër momentet më fisnik dhe më tragjike të luftës. 

Sulmi u mor përsipër nga dega lokale e ISIS, e vetëquajtur ISIS-K dhe IS-K. Disa të tjerë kanë fajësuar talebanët të cilët kontrollojnë Kabulin si autorë të sulmit. Talebanët kanë bërë sulme edhe më parë, ndaj edhe zyrtarë të lartë amerikanë i ngatërrojnë këto grupe: Javën e kaluar, ish-sekretari i mbrojtjes dhe drejtori i CIA-s, Leon Panetta i tha NPR-së se ai priste që talebanët të “siguronin një strehë të sigurt për al-Kaedën, për ISIS-in dhe terrorizmin në përgjithësi”.

Por talebanët pretendojnë se në shpërthim ata humbën 28 ushtarë të tyre, dhe duke mos harruar sjelljet e talebanëve dhe duke mos u besuar lehtë deklaratave të tyre se janë reformuar, ne nuk mund të mos vëmë re se sa shumë e përçmojnë njëri-tjetrin këto grupime, dhe pse ISIS-K ka çdo lloj nxitjeje për të hedhur në erë afganët dhe amerikanët nën hundën e talebanëve.

Kur talebanët morën në dorë Kabulin ata u përmbajtën nga hakmarrja e tyre ndaj armiqve duke bërë një përjashtim. I vetmi ekzekutim i planifikuar ishte ai i Abu Omar Khorasani, ish -kreut të Shtetit Islamik në Azinë Jugore. Khorasani u mor nga një burg i qeverisë afgane dhe talebanët e vranë menjëherë. 

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Por pse këto grupe ekstremiste xhihadistësh nuk mund të shkojnë mirë dhe ta kthejnë zjarrin e inatit së bashku kundër SHBA?

Arsyeja e thellë është ideologjike. Themeluesi i talebanëve, Mullah Omar, u vetquajt “Emir i besimtarëve”, një titull i barabartë me kalifin në periudhën klasike të Islamit me kalifin. Rregulli kryesor i kalifëve është se mund të ketë vetëm një kalif në të njëjtën kohë. Rregullat e tjera kërkëojnë që kalifi të jetë i fizikshëm dhe të ketë prejardhje nga fisi i profetit Muhamed. Njësoj si shumica e talebanëve, Omar u copëtua dhe i mungonte një sy, ai nuk kishte prejardhje arabe por pashtun. Oh, dhe një kërkesë tjetër. Kalifi duhet të jetë gjallë. Por Omar vdiq në 2013 dhe talebanët e fshehën vdekjen për gati 2 vite. Kur ISIS i mblodhi këto mangësi, e shpalli kalifin e vet në vitin 2014, kur mori në kontroll Sirinë dhe Irakun dhe u tall papushim me talebanët se ishin apostat të arratisur maleve. 

Fyerje si këto askush nuk mund ti falte dhe as mund të ndalonte atë që pasoi: një sfidë e gjithanshme ushtarake nga Shteti Islamik ndaj epërsisë së talebanëve si forcë guerile islamike e Afganistanit. Këto dy fraksione luftuan dhe megjithëse talebanët e njihnin territorin, beteja ishte e ashpër sidomos në Afganistanin lindor.

SHBA ndërhynë për të ndihmuar talebanët, me argumentin se ata ishin të interesuar vetëm për Afganistanin ndërsa ISIS do të hidhte në erë çdo ndërtesë në Tokë nëse do ti jepej mundësia. 

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Kur talebanët morën Kabulin, ISIS-K ndërpreu operacionet. Talibanët kanë njoftuar me fjalë dhe vepra se prioriteti i tyre është ruajtja e rendit publik dhe mbajtja e parave dhe njerëzve brenda në Afganistan.  Ndërsa prioriteti amerikan është një largim i rregulltë i qytetarëve amerikanë dhe disa afganëve, ndaj të cilëve SHBA ka një borxh të veçantë. 

Talibanët, me të gjitha gabimet e tyre, e kanë kuptuar se kanë një mangësi në sigurinë e aeroportit dhe janë përpjekur ti mbajnë turmat në zona aty pranë. Por e ardhmja nën sundimin e tyre është aq e frikshme saqë turmat që prisnin evakuiimin u bënë aq të mëdha rreth portave të aeroportit dhe amerikanët nuk mundën ti largonin aq shpejt, dhe ato u bënë një shënjestër joshëse për ISIS. 

“Është në interesin e talebanëve që ISIS-K të mos metastazohet përtej asaj që është”,-tha presidenti amerikan Joe Biden, dje gjatë konferencës për shtyp. Këto fjalë tingëlluan si të drejta dhe për një afat të shkurtër, talebanët janë aleatët e Amerikës deri në përfundimin e evakuiimit. 

Por kini parasysh çfarë do të thotë bombardimi për një afgan. Kur sovjetikët u tërhoqën nga Afganistani në 1989, qeveria që ata lanë pas u rrëzua menjëherë, dhe gjatë dekadës së ardhshme, fraksione të ndryshme e rrënuan vendin. Një sundim i talebanëve apo ISIS është shumë keq. Edhe më i keq është parashikimi se  fraksionet e shumta të Afganistanit, disa të armatosura dhe të mbështetura nga jashtë, do të rifillojnë luftën duke bombarduar njerëz të pafajshëm.

Me një sulm të vetëm, ISIS-K ia doli që amerikanët të ikin nga vendi me gjak të freskët në uniforma ndërsa u ka treguar afganëve se ajo që i pret do të jetë më keq.

Përshtati në shqip: Fjola Graçi

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *