Lajme

Fluks në dalje në Kapshticë, ja sa shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë ikur në 24 orët e fundit

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë po përballet me fluks emigrantësh në dalje.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në 24 orët e fundit kanë hyrë 1898 qytetarë dhe kanë dalë 2746 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndërkohë, në pikën e Qafë-Thanës, kanë hyrë 4193 dhe kanë dalë 3318 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët, por edhe të huajt që kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë./BW/

YouTube player

Lexo më shumë  “U vendos kur qeveriste Saliu dhe Lulashi”, aktivisti jep lajmin në protestë: Një tjetër gardh u hoq në Kakome

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *