Çfarë do të ndodhë në sezonin e gjashtë të Peaky Blinders?
Pas pesë sezoneve super të suksesshme, fansat e “Peaky Blinders” kanë pritur më shumë se dy vjet për sezonin e gjashtë. Kjo pritje pothuajse po mbaron, pasi seriali do të shfaqet së shpejti në BBC One, më 27 shkurt 2022, në orën 21:00. Netflix, nga ana tjetër – i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, e ku pritet që shikueshmëria të jetë rekord – ende nuk ka konfirmuar një datë.
Kush është në kastin e sezonit të gjashtë të Peaky Blinders?
Personazhet e preferuara të fansave do të rikthehen të gjithë në sezonin e fundit të serialit dramatik, përveç Helen McCrory – e njohur në film si halla Polly – e cila fatkeqësisht ndërroi jetë para disa kohësh. Megjithatë, krijuesi Steven Knight ka zbuluar se halla Polly, do të jetë e pranishme në sezonin e gjashtë.
Kasti i sezonit të gjashtë përfshin:
- Cillian Murphy në rolin e Thomas Shelby
- Paul Anderson në rolin e Arthur Shelby
- Sophie Rundle në rolin e Ada Shelby
- Natasha O’Keeffe në rolin e Lizzie Stark
- Harry Kirton në rolin e Finn Shelby
- Ned Dennehy në rolin e Charlie Strong
- Finn Cole në rolin e Michael Grey
- Ian Peck si Curly
- Sam Claflin në rolin e Oswald Moseley
Çfarë do të ndodhë në sezonin e gjashtë të Peaky Blinders?
Vëmendja kryesore sigurisht mbetet te protagonisti i serialit, Tommy Shelby, i cili do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që anëtarët e “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e rrezikshme. Nga ana tjetër, traileri i publikuar në dhjetor 2021, shfaq motrën dhe këshilltaren politike të tij, Ada Thorne, e cila i jep vëllait të saj një paralajmërim domethënës.
“Shiko mirë, Tom”, thotë ajo në klip. “Sepse njëri prej nesh nuk do të jetë këtu për shumë kohë…”
Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders”, historia e të cilit bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham-in e vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor dhe jo në kohën kur ishte planifikuar, për shkak të shtyrjeve të shumta të shkaktuara nga situata me Covid-19.