KryesoreLajme

Çështja e dinarit, ambasadori austriak takim me guvernatorit të BQK-së: Mbështetje të vazhdueshme Kosovës

Çështja e dinarit serb në Kosovë, ka sjell mëngjesin e sotëm në Bankën Qendrore të Kosovës, ambasadorin e Austrisë në vendin tonë, Georg Schnetzer, shoqëruar nga zëvendësshefja e misionit, Clarissa Castek.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e BQK-së, guvernatori Ahmet Ismaili në fillim të takimit e ka njoftuar ambasadorin Schnetzer dhe bashkëpunëtoren e tij lidhur me nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA.

“Në takim u diskutua për mbështetjen që shteti austriak po i jep Republikës së Kosovës në proceset integruese, përfshirë këto aspekte lidhur me Sistemin e Kartonit të Gjelbër, Kodin ISO që lidhet me platformat botërore të pagesave dhe procese tjera me rëndësi të veçantë për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Guvernatori i BQK-së me këtë rast falënderoi Ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së tij dhe popullit austriak për institucionet dhe popullin e Kosovës.

Lexo më shumë  Skema e re e TVSH-së për fermerët në Shqipëri, blegtorët paralajmërojnë vështirësi me autofaturat

“Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për bankat, Ligjin për shërbimin e pagesave dhe ligje të tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktivat e BE-së. Gjithashtu është biseduar lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj parave të falsifikuara, si dhe planet tjera për fuqizimin e integritetit të sistemit financiar, me praktikat më të mira ndërkombëtare”, njofton më tej BQK-ja.

Ambasadori Schnetzer u informua edhe lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.

Lexo më shumë  Klodian Allajbeu do të “amnestohet” me shtetësi të Kosovës nga Vjosa Osmani?

Në këtë aspekt, ambasadori Schnetzer u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore.

Në fund të takimit u theksua se BQK në mënyrë aktive po vazhdon me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, përfshirë lëshimin e linjës pa pagesë të dedikuar për qytetarët tanë dhe materiale tjera informuese, duke ftuar ata që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë në njërën nga bankat, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 sipas Rregullores së BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike.

YouTube player