KryesoreLajme

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, nis afati për formim të institucioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve. Pas certifikimit, Kuvendi duhet të mblidhet brenda 30 ditësh për seancën konstituive.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi 53 ulëse në Kuvend me 47.13 për qind të votave.

Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta me 22 ulëse apo 19.44 për qind

Lexo më shumë  “Rama jep dorëheqjen”/ Sot protesta e 52-të, qytetarët nuk heqin dorë; të enjten ‘rrethojnë’ Kuvendin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 18 ulëse me 16.69 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë shtatë ulëse me 6.74 për qind.

YouTube player