Lajme

Ceremonia qeveritare për 21 janarin, denoncimi: Veliaj urdhëron administratën që të dalë në bulevard

Administrata është urdhëruar një ditë më parë që të dalë sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të marrë pjesë në ceremoninë e përvitshme qeveritare në përkujtim të viktimave të 21 janarit 2011, kur u vranë 4 demonstrues të opozitës, dhjetra u plagosën dhe qindra u dhunuan nga Garda dhe Policia e Shtetit 12 vite më parë.

Siç ndodh prej vitit 2014 qeveria organizon vënien e luleve në vendet ku u vranë 4 protestues, në praninë e familjarëve të viktimave, dhe bën një pritje në selinë e qeverisë, ku flet kryeministri dhe të afërmit e të vrarëve që kërkojnë ende drejtësi.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Rituali i sivjetëm përkon me një ditë fundjave, por kjo nuk e ka penguar bashkinë e Tiranës që të nxjerrë me urdhër të brendshëm administratën në bulevard për të plotësuar skenografinë e qeverisë. Një punonjës i bashkisë së Tiranës tha për tpz.al se janë urdhëruar që dje, që të jenë sot në bulevard, edhe pse e kanë ditë pushimi.

Siç ndodh në raste të tilla, janë shefat e administratës ata që garantojnë pjesëmarrjen, duke marrë mungesat e atyre që refuzojnë urdhërin e kryetarit të bashkisë, Erjon Veliaj, për t’u bërë pjesë e spektaklit qeveritar.

Lexo më shumë  Podujeva do të bëhet me Zonë Industriale, Hajdari dhe Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *