Bota

Cënimi nga dronët rusë, Polonia kërkon takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Polonia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas shkeljes së hapësirës ajrore të saj nga dronë.

Lajmi u bë i ditur nga misioni i Koresë së Jugut, i cili do të mbajë presidencën e Këshillit në shtator.

Një burim diplomatik i tha agjencisë ruse të lajmeve se takimi mund të zhvillohet të premten.

Lexo më shumë  Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, Forcat e Armatosura Ruse sulmuan objekte ushtarake dhe industriale në Ukrainën perëndimore gjatë natës, ndërsa nuk ishin planifikuar objektiva në Poloni.

“Rrezja e veprimit të dronëve që dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë nuk i kalon 700 kilometrat”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga Tass, megjithatë ka deklaruar se është gati të konsultohet me Poloninë mbi incidentin.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron sanksione të reja të fuqishme ndaj Rusisë

Rruga Press

YouTube player