KryesoreLajme

Çeku: Trashëgimia kulturore shqiptare ruhet për brezat e ardhshëm

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Shtëpia historike e Dobruna Polloshkës në Gjakovë, e cila ishte rrezikuar nga shkatërrimi i plotë, është tashmë e restauruar dhe gati për funksionalizim.

Ministri Çeku e ka cilësuar këtë projekt si një shembull të përkushtimit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke shtuar se janë kujdesur që brezat e ardhshëm të kenë mundësi të njohin dhe vlerësojnë pasurinë e tyre historike dhe kulturore.

Lexo më shumë  ​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Shtëpia Dobruna Polloshka do të shërbejë si qendër kulturore dhe edukative, duke ofruar hapësira për aktivitete artistike dhe promovim të traditës lokale.

YouTube player