Lajme

Çdo gjë është rritur, INSTAT: Produktet ushqimore dhe nafta nga 10-23% më shtrenjtë në mars

Vaji i lulediellit është produkti që ka regjistruar rritjen më të lartë të çmimit në muajin mars.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, çmimi i tij gjatë muajit të kaluar është rritur me 22.8% në krahasim me marsin e vitit 2021.

Aktualisht një litër vaj për gatim kushton 315 lekë referuar vendimit të fundit të Bordit të ushqimeve, ndërsa çmimi më i lartë i këtij produkti u pa pikërisht gjatë muajit të kaluar duke arritur deri në 400 lekë për litër.

Lexo më shumë  Prattipati: Pulla postare simbol i miqësisë së qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës

Shtrenjtimi i këtij produkti ndërkohë është bërë objekt i hetimit të Autoritetit të Konkurrencës pas dyshimeve për abuzime në treg.

Me të njëjtën rritje çmimesh përballen konsumatorët edhe për produktet e tjera ushqimore.

Buka dhe drithërat janë rritur me 15.5%, perimet me 11.4% dhe qumështi, veza e djathi me 10.5%.

Pas tyre, vjen sheqeri dhe ëmbëlsirat, të cilat kanë regjistruar gjithashtu një shtrenjtim me rreth 10%.

Pothuajse gjithçka ka qenë më e shtrenjtë në muajin mars, përveç shërbimeve shëndetësore, të cilat kanë regjistruar një ulje me 0.2 përqind.

Lexo më shumë  Shqipëria një nga vendet kryesore të tranzitit të heroinës në Europë, dyfishohet dhe kokaina

Rritja më e lartë e çmimeve në raport me një vit më parë vërehet në grupin e transportit me 12.8%, ku duket se ka ndikuar çmimi i lartë i karburanteve, i cili në mars arriti kulmin prej 290 lekë për litër.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *