KryesoreLajme

Caktimi i paraburgimit për Blerim Ramadanin nga Gjykata e Shkupit, MPJD: Kemi angazhuar ekspertë juridikë për lirimin e tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, nga Gjykata Themelore në Shkup.

Sipas MPJD, Ambasada e Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejt të Ramadanit, i cili u arrestuar në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia.

Lexo më shumë  Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”.

“Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Lexo më shumë  Kush po pastron paratë e Call-Centerave mashtrues me bankën izraelite digjitale Jet Bank në Shqipëri

Ramadani, pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditëve, do të dërgohet në burgun e Shutkës.

YouTube player