KryesoreLajme

Bushati: Statusi i vëzhguesit të privilegjuar për Ballkanin Perëndimor, një koncept i vjetër

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, tha se propozimi i kancelarit gjerman, Friedrich Merz, që vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet statusi i vëzhguesit në Bashkimin Europian, është koncept i vjetër që nga viti 2004.

Merz krahas këtij propozimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, propozoi që edhe Ukrainës t’i jepet statusi i së ashtuquajturës anëtare e asociuar pa të drejtë vote brenda BE’së.

Lexo më shumë  Mes protestave në Tiranë, Parlamenti njofton se do të mblidhet të enjten

“Statusi i vëzhguesit të privilegjuar për Ballkanin Perëndimor është një koncept i vjetër, që daton që nga “Big Bang” i vitit 2004. Në Ukrainë, integrimi gradual është shndërruar në një mjet për rritjen e qëndrueshmërisë në kushte lufte. Ndryshe nga Ballkani Perëndimor ku besueshmëria e perspektivës së anëtarësimit është ajo që mbështet reformat për sundimin e ligjit”, ka shkruar Bushati.

Lexo më shumë  “Koha jote po mbaron, Rama!”/ Le Figaro jehonë revoltës antiqeveritare në Shqipëri: 167 të arrestuar, kryeministri refuzon dorëheqjen
YouTube player