Lajme

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut

Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të të hapen negociatat me Bashkimin Europian.

Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.

Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta.

Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.

Nga ana tjetër, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, i cili ndodhet në Sofje, është shprehur i zhgënjyer mbi integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndër të tjera, Varhelyi ka thënë se besonte se kjo çështje është zgjidhur para dy vitesh.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *