Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për Maqedoninë e Veriut
Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për kushtin ndaj Maqedonisë së Veriut në mënyrë të të hapen negociatat me Bashkimin Europian.
Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”.
Gençovska sqaroi se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE.
“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta.
Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”, ka thënë ajo.
Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja Bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.
Nga ana tjetër, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, i cili ndodhet në Sofje, është shprehur i zhgënjyer mbi integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndër të tjera, Varhelyi ka thënë se besonte se kjo çështje është zgjidhur para dy vitesh.
Duke theksuar se ndodhet në Sofje për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, ai tha se është i gatshëm të vijë për aq kohë sa të duhet për të zgjidhur çështjen deri në qershor.
Rruga Press