BallinaBota

Bullgaria dëbon diplomatin rus të përfshirë në spiunazh

Bullgaria i dha një diplomati rus 72 orë afat për t’u larguar nga vendi pas deklarimeve të prokurorëve se ai ishte përfshirë në spiunazh që nga viti 2017, tha të premten ministria e jashtme bullgare.

Diplomati rus është i gjashti që dëbohet nën dyshime për spiunazh nga Bullgaria, anëtare e NATO-s që nga tetori 2019.

“Diplomati rus u shpall persona non grata dhe iu dha 72 orë kohë për t’u larguar”, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Ambasada e Rusisë në Sofje tha se dëbimi ishte i pabazuar dhe se Moska rezervon të drejtën për t’u kundërpërgjigjur.

Në një deklaratë, prokurorët thanë se diplomati rus ishte përpjekur të shtinte në dorë informacione të ndjeshme ushtarake, përfshirë ato për numrin e trupave amerikane të stacionuara në Bullgari gjatë stërvitjeve ushtarake.

Prokurorët thanë se kishin prova se diplomati kishte qenë në kontakt me një shtetas bullgar që kishte qasje në informacione të klasifikuara, të cilit i ishin ofruar para.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore

Në kohën e komunizmit, Bullgaria ishte aleati më i afërt i Moskës në Evropën Lindore.

Pavarësisht tensioneve të herëpashershme në marrëdhëniet e tyre, Rusia mbetet furnizuesi më i madh me energji i Bullgarisë ndërkohë që dy vendet mbajnë lidhje të ngushta kulturore dhe në fusha të tjera.

Rruga Press

YouTube player