Lajme

Bukë me çmim lufte, qytetarët boshatisin magazinat e miellit, i frikësohen mungesës në treg

Avdyli i frikësohet rritjes së çmimit të miellit apo mungesës së tij në treg ndaj këtë të martë nga 1 thes do të blejë 8.

“Ti kem në shtëpi se nuk dihet, rritet çmimi dhe rrezik nuk ka fare.”

Si ai, ishin të shumë qytetarët që për disa orë pritën para një fabrike mielli në Tiranë për t’u furnizuar.

“Do marr 50 kg.”

“Isha në Institut, Bathore, nuk kishte.”

Në merak se mielli mund të shtrenjtohet për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, konsumatorët kanë rendur këto ditë drejt magazinave për blerje.

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit

Ndaj shumë prej tyre sot janë në këtë gjendje, thuajse bosh.

Por kreu i Shoqatës Përpunuese të Miellit, Adi Haxhiymeri, thotë se nuk ka vend për panik.

Mielli e buka nuk do të mungojnë, por çmimi do të rritet.

“Efekti i çmimit, sasia do të gjendet, do gjendet mënyra për ta sjellë. Fabrikat nuk kanë më mundësi financiare të përballojnë këto rritje që ndodhen këto 6 muaj.”

Aktualisht qytetarët po e blejnë një kilogram 4 lekë më shtrenjtë.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Shkak, thotë Haxhiymeri, është mungesa e prodhimit dhe çmimi i lartë i energjisë që po paguajnë fabrikat.

“Paguam 3-fishin për janarin, 3-fishin dhe për shkurtin dhe në fund të shkurtit u vendos që kostoja të vendoset në çmimin e miellit.”

Përfaqësues të bizneseve i kanë bërë thirrje qeverisë që t`i ndihmojë në të kundërt do të detyrohen që kostot e larta si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare do t`i shkarkojnë te konsumatorët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *