Lajme

Bugajski: Serbia po përdor ‘Ballkanin e Hapur’ për të ndihmuar Rusinë

Analisti i njohur, Janusz Bugajski, në një koment për gazetën Istraga, shkruan se Serbia është duke i dhuruar Rusisë një kartë ballkanike në luftën e Moskës kundër Perëndimit.

“Metodat e Rusisë për destabilizimin dhe nënshtrimin e fqinjëve janë shembuj të vlefshëm edhe për Serbinë, që ndjek po të njëjtat strategji: përçarjen, përshkallëzimin dhe sundimin. Të tri këto do të provokojnë reagime nga kundërshtarët e Serbisë, çfarë mund të çojë në dhunë të drejtpërdrejtë,” shkruan Bugajski.

Si pjesë të kësaj strategjie, ai përmend edhe nismën e ‘Ballkanit të Hapur’ kur flet për sundimin.

“Së pari, strategjia e përçarjes duket qartazi në përpjekjet për mobilizimin e pakicën serbe në Kosovë, për të ngjallur frikë dhe për të shkaktuar armiqësi ndëretnike. Ngritja e barrikadave, sulmet ndaj gazetarëve, rekrutimi i detyruar i serbëve vendas dhe shkatërrimi i pronës janë pjesë e kësaj metodologjie. Proceset përçarëse janë të evidentueshme edhe në Mal të Zi, përmes Kishës Ortodokse Serbe, forcave speciale dhe radikalëve nacionalistë që sfidojnë pavarësinë e Podgoricës. Në Bosnje-Hercegovinë, mjeti kyç i përçarjes është entiteti serb. Me premtime për përfitime territoriale, Beogradi ka përfshirë në këtë edhe nacionalistët kroatë.

Së dyti, në mënyrë që të kenë ndikim mbi zyrtarët perëndimorë, Vuçiçi dhe komandanti i entitetit serb të Bosnjes, Millorad Dodik, janë angazhuar në një strategji përshkallëzimi. Duke kërcënuar me ndërhyrje të armatosur ose shkëputje politike, ata kërkojnë lëshime nga BE-ja dhe ShBA-ja dhe më pas gjenerojnë cikle të mëtejshme destabilizimi. Përshkallëzime të tilla largojnë vëmendjen nga problemet thelbësore, që janë mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga Beogradi dhe kundërshtimi i integritetit të Bosnjës nga Banja Lluka.

Strategjia e tretë serbe e sundimit është hartuar në mënyrë të tillë që të marrë pak nga pak nën ombrellën e Beogradit shtetet fqinje, qoftë me varësi ekonomike përmes projektit të Ballkanit të Hapur, qoftë me varësi politike përmes pakësimit të sovranitetit (të tyre), ose përmes përvetësimit të drejtpërdrejt territorial. Periodikisht, pretendohet copëtimi i Kosovës dhe i Bosnjës, në mënyrë që të testohet vendosmëria ndërkombëtare dhe që Kroacia dhe Shqipëria të përfshihen si bashkëpunëtore në ndryshimet e kufijve dhe përfitimet territoriale që i vlejnë kryesisht Beogradit,” shkruan Bugajski.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *