Lajme

Bugajski kërkon largimin e Borrellit dhe Lajçakut: Jo seriozë, kanë dështuar

Analisti Janush Bugaiski tha në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu se Bashkimi Evropian ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij Miroslav Lajçak duhet të zëvendësohet, duke qenë se nuk ka arritur rezultate me punën e tij si negociator. Ai shtoi gjithashtu se edhe Borrell nuk është treguar serioz në detyrën që i është caktuar.

“Ose mbajnë anën e Serbisë ose është kthyer në një lloj rutine. Dalin me mocione, bëjnë deklaratat e duhura, udhëtojnë, udhëtojnë shumë në të dyja kryeqytetet dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk kemi asnjë rezultat por kemi të kundërtën e progresit, kemi regres. Pra mendoja që në fakt asnjë prej tyre nuk duhet të shërbeje më si i dërguar pasi kanë dështuar në punën e tyre. Nëse do ishin në çdo pozicion tjetër do të ishin zëvendësuar. Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk mund të normalizoni dhe të krijoni marrëdhënie dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë atëherë politika juaj ka dështuar,” – u shpreh Bugaiski.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player