BallinaLajme

Bruksel, vijon sot dialogu Kosovë-Serbi

Sot në Bruksel pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Këtë e konfirmon në Bruksel Peter Stano, zëdhënës i BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mund të konfirmoj se ekziston ideja që të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano.

Ndër të tjera, zyrtari i BE është shprehur se këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”.

Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 tetor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre.
Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve.

Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Lexo më shumë  Rohde: Thirrja e Listës Serbe për bojkotin e votimit në veri është për keqardhje


Edhe pse Lajçaku dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, kanë pohuar se dialogu po shkon mirë, diplomatët në BE pranojnë se ai është ngadalësuar dukshëm dhe për këtë, shkakun kryesor e shohin te situata e brendshme politike në Kosovë.

YouTube player