Bota

Britania merr masa sigurie, pas konfliktit izraelito-palestinez

Britania e Madhe do t’i dërgojë dy anije të marinës mbretërore dhe avionë vëzhgimi në Mesdheun lindor në planin për ta “forcuar sigurinë”, gjashtë ditë pas nisjes së luftimeve në Lindjen e Mesme, që nga sulmi i papritur ndaj Izraelit nga Hamasi.

Avionët do të fillojnë patrullimet të premten për të “gjurmuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, siç është transferimi i armëve për grupet terroriste”.

Gjithashtu do të dërgohen tre helikopterë Merlin dhe forca për operacione speciale e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Qeveria britanike po organizon gjithashtu fluturime për shtetasit britanikë të bllokuar në Izrael. Avioni i parë pritej të nisej nga Tel Avivi të enjten, por që nga mëngjesi i së premtes ai ende nuk ishte nisur.

Duke folur në Suedi të premten, kryeministri Rishi Sunak ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po monitoronte nga afër situatën në Izrael, duke shtuar se janë të shqetësuar për civilët dhe çështjet humanitare.

Lexo më shumë  Palestinezët votojnë për herë të parë që nga fillimi i luftës

Kryeministri ka thënë po ashtu se asetet e Marinës Mbretërore do të zhvendosen në Mesdhe gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që të “sigurojnë mbështetje humanitare sipas nevojës”.

Të enjten, ai ka folur me kryeministrin e Izraelit për të riafirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin pas sulmit të Hamasit.

Rruga Press

YouTube player