Bota

Blinken takohet me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas

Në kulmin e tensioneve mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Përmes një postimi në Twitter, Blinken bën me dije se në fokus të takimit kanë qenë diskutimet mbi ato që ai i cilëson si sulmet e neveritshme të Hamasit, kundër Izraelit.

Shefi i diplomacisë amerikane, bën me dije se i detajoi, Presidentit Abass koordinimin e SHBA-së me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

“Pati rastin të takohej me Presidentin e Autoritetit Palestinez Abbas për të diskutuar mbi sulmet e neveritshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Detajova përpjekjet e SHBA-së për të koordinuar me partnerët për të parandaluar zgjerimin e konfliktit”, shkruan Blinken.

Autoriteti Kombëtar Palestinez është organi vetëqeverisës i përkohshëm i kontrolluar nga Fatahu, që ushtron kontroll të pjesshëm civil mbi Bregun Perëndimor “A” dhe “B”, por që nuk kontrollon Rripin e Gazës, ku që prej vitit 2007 ka ardhur në pushtet Hamasi.

Lexo më shumë  Ish -sekretari Rasmussen, NATO duhet të përdorë mbrojtjen e saj për të zmbrapsur sulmet ruse në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player